Mëngjesi i së shtunës ishte fatal për dy vëllezërit nga fshati Repë i Podujevës, S.A dhe M.A.

Ata dyshohet se u vranë nga një 65 vjeçar, nga i njëjti fshat.

Dyshimet e para janë që ngjarja tragjike ndodhi për shkak të një mosmarrëveshje rreth shfrytëzimit të një toke, e cila besohet se nuk është në pronësi të asnjërës familje, por e një serbi, i cili që nga paslufta nuk jeton aty.

Brenda Policisë së Kosovës i kanë konfirmuar Gazetës Express se edhe vëllai tjetër ka humbur jetën.

Ata kanë bërë të ditur se njëri nga vëllezërit ka gjetur vdekjen në vend, në ndërkohë tjetri nuk kishte arritur t’iu mbijetojë plagëve të marra.