Një burrë që u godit nga rrufeja ditën e djeshme në Llaushë të Skënderajt, sot ka humbur jetën si pasojë e plagëve nga rrufeja.

Rastin për media e ka konfirmuar Shaqir Uka, shef në repartin e Intensivës Qendrore.

Doktor Uka tha se përkundër përpjekjeve maksimale, pacienti ka vdekur sot në mëngjes.

“Përkundër mjekimit intensiv dhe përpjekjeve maksimale për të mbajtur në jetë nuk ka mundur t’i përballojë plagët dhe ka vdekur në orët e para të mëngjesit”, tha doktor Uka.