MekuliPress ju fton ta dëgjoni intervistën e udhëheqësit të Sanxhakut, Dr. Sulejman Ugljanin. Intervista është e përkthyer në shqipe nga gjuha boshnjake.

“Këto janë lojërat e ndyra të ideologëve serbomedhenj. Populli shqiptar është një popull i qytetëruar, një komb I madh , që ka një traditë të madhe, që ka zgjidhje për të gjitha çështjet. Populli shqiptar është model nga i cili duhet të mësojë edhe Evropa.

Në një familje shqiptare, kemi raste ku në shumë vende të Evropë nuk e kemi atë gjendje shpirtërore, për shembull : një nuse mund të jetë e besimit islam, e dyta katolike, e treta ortodokse dhe të gjithë të jetojnë.
Besimi është çështje personale ndërsa familja është gjë e përbashkët, të gjithë së bashku zhvillojnë familjen e tyre, ata jetojnë të lirë dhe askush nuk ndërhyn në punët e brendshme të askujt.

Jemi krenarë me shqiptarët, shqiptarët janë të afërmit tanë( kushërinjtë) më të afërt, ne jemi dy popuj të së njëjtës rrënjë. Dhe në përgjithësi, këto janë të gjitha lojëra politike të mediave serbomadhe.

Sa përket shqiptarizmit, kjo do të ishte e dobishme për ne. Për ta mësuar pak më mirë gjuhën shqipe dhe shqiptarët ta mësojnë pak më mire gjuhën boshnjake, sepse kjo është një pengesë e madhe në mjedisin tonë . Ne kemi nevojë ta mësojmë mirë gjuhën shqipe dhe shqiptarët ta mësojnë gjuhën boshnjake për të pasur një bashkëpunim më të mirë dhe komunikim më të mirë.”

https://www.facebook.com/mediadhepolitika/videos/2429412574041600/?t=9

/Për MekuliPress përktheu Ismet Azizi/