Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius ka deklaruar gjatë një aktiviteti të zhvilluar nga fondacioni “Friedrich Ebert” se lufta në Ukrainë ka pushuar prej kohësh së qeni një luftë rajonale.

Rusia është zhvendosur e gjitha në ekonomi lufte dhe po prodhon armë dhe muncione në tre muaj aq sa prodhon Bashkimi Europian në një vit. Mbrojtja jonë është e brishtë

ka thënë ai.  

Ndërkohë lidhur me përdorimin e raketës “Oreshnik” që përbën lajmin kryesor sot në botë për çështjet e sigurisë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se bota është në një fazë ku askush nuk e di se çfarë është e ardhmja. Përdorimi i një rakete si “Oreshnik” u interpretua në fillim si një raketë ndërkontinentale me rreze të gjatë. Por presidenti rus, Putin e cilësoi atë si me rreze të mesme dhe që për herë të parë është përdorur me ngarkesë jobërthamore në një luftë reale.

Përdorimi i saj u cilësua si sinjal paralajmërimi për Perëndimin për shkak se “Oreshnik” – që po interepretohet se është një variant i reduktuar i Yars-M ICBM – ecën me 10 mach dhe nuk gjurmohet nga sistemet e mbrojtjes.

By