Ushtria ruse që i ka shpallur luftë Ukrainës ka humbur 20 100 ushtarë, 163 avionë, 145 helikopterë dhe 762 tanke, sipas Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ukrainase, që ka publikuar të dhënat lidhur me humbjet e ushtrisë ruse për periudhën 24 shkurt-16 prill 2022.

Sipas tij, nga ushtria ruse janë vrarë 20 100 trupa si dhe janë rrëzuar 163 avionë, 145 helikopterë, ndërsa janë shkatërruar 762 tanke, 1 982 mjete të blinduara, 371 topa, 125 sisteme raketahedhëse dhe 66 sisteme të mbrojtjes ajrore që u përkasin rusëve.

Forcat ruse po ashtu kanë humbur 1 458 automjete, tetë anije dhe skafe të lehta shpejtësie, 76 tankera karburanti dhe 138 mjete ajrore pa pilot . Ministria ruse e Mbrojtjes në një deklaratë më 25 mars kishte njoftuar se në Ukrainë kanë humbur jetën 1 351 ushtarë rusë.