Nga Ymer Berisha: I dashuri populli im.
Dje, ju bashkokombasit e gjenezës sime, më shkronja të arta me armën e emancipimit dhe dashurisë së lartë që nga breza të tërë e keni trashëguar si virtyt vlerën kombëtare, shkruat një kapitull të ri në historinë tonë kombëtare. Ani pse mund të tingëllojë ndryshim i vonuar 22 vite pas luftës çlirimtare të djemve dhe bijave më të mirë të kombit, që sakrifikuan gjithcka në qenie të tyre, si rezultat korrën fitore nga okupatori serb, falë sakrificës së tyre, u gershetua liria e Kosovës në qershor të vitit 1999.
Më vonë u bë shpallja e shtetit (17 shkurt 2008) duke fituar populli dhe Kosova.
14 shkurti i vitit 2021 është edhe një ngjarje historike për qytetarët e Kosovës dhe Kosovën.
Vetijesimi i qytetëruar i qytetarve arriti që përmes votës së tyre ta nxjerrë Kosovën nga kthetrat e uzurpatorve të lirisë të cilët pas luftës çlirimtare, duke u kamufluar pas vlerave të luftës e mbajtën lirinë plot 21 vit të uzurpuar.
Vendi im, i dashuri populli im, jam vetëm një kokërr gruri në kallirin e hambarit të Kosovës. Mirëpo vetëdija juaj e lartë më bënë krenar dhe më japë ndër që të ua uroj fitoren historike të LVV dhe listës së Vjosa Osmanit. Përpjekja ime zenafillen e ka nga gjeneza kombëtare.
Deshmitar është Zoti dhe pjesa e kombit tonë që jetojmë në mërgim. Duke u përpjek të gjithë mergimtaret shqiptar pa përjashtim, për ruajtjen e vlerave kombëtare, religjioze, historike dhe kulturore shqiptare.
Prandaj ndaj gëzimin tim të papershkrushem më ju populli im dhe urimet më të sinqerta për ju.
Në fund shekullit të kaluar dhe në këtë dekad të këtij shekulli janë shkruar më shkronja të arta kapituj në historinë tonë kombtare. Po nga të gjitha edhe kjo është një ngjarje e madhe, ma e madhja në historin shqiptare që ka ndodhë pas çlirimit të Kosovës, shpalljes së pavarësisë, ndodh pas 22 vitesh çkapja e Kosovës nga kthetrat e uzurpatorve të lirisë mbarëkombtare të shqiptarisë.
Urime!