Këtë artikull ia kemi kushtuar personave “gjumashë”, që e duan shumë gjumin dhe që duan ndonjëherë tëkuptohen nga të tjerët. Ndaj kemi vendosur t’ju sjellim disa thënie të veçanta në mbështetje të atyre që e kanë të vështirë zgjimin çdo mëngjes, pasi e duan gjumin pamasë.

“Nuk ka asnjë lindje dielli aq të bukur, saqë t’ia vlejë të më zgjojë nga gjumi për ta parë”. – Mindy Kaling

“Unë mendoj se gjumi ka qenë problemi im në shkollë. Nëse shkolla do të kishte nisur në orën katër pasdite përditë, atëherë unë do të isha i diplomuar në universitet tashmë”. – George Foreman

“Qesh dhe bota do të qeshë me ty. Gërrhit dhe ke për të fjetur i vetëm”. – Anthony Burgess

“Unë mendoj se është diçka shumë e mirë që librat ekzistojnë, thjesht ata më bëjnë për gjumë”. – Frank Zappa

“Gjumi është meditimi më i mirë”. – Dalai Lama

“Unë e dashuroj gjumin, po ti? A nuk është diçka e mrekullueshmë? Është më e mira e të dyja botëve. Nëgjumë je gjallë, dhe i pandërgjegjshëm”. – Rita Rudner

“Lumturia është të zgjohesh, të shohësh orën dhe të kuptosh se ke ende dhe dy orë të tjera për të fjetur”. – Charles Schulz

“Unë them gjithmonë “Gjesi”, në vend të “Mirëmëngjes”, pasi nëse do të ishte një mëngjes i mirë, unë do të isha ende në gjumë”. – Anonim

“Lëre atë të flejë, pasi kur të zgjohet, ka për të shkundur botën”. – Napoleon Bonaparte

“Gjumi është një investim në energjinë që të nevojitet për të qenë efektiv ditën e nesërme”. – Tom Roth