Fjalët e heroit të popullit, Avni Rrustemi, pasi që kishte bërë atentat politik ndaj bashkëpuntorit me politikat serbe, Esat Pashë-Toptanit, shkruan MekuliPress. com. Këto fjalë, politikani largëpamës e intelektuali shqiptar, i tha para Gjykatës së Parisit, kujton MekuliPress.

Unë nuk dua të vdes, por vdekja nuk më trëmb! Në qoftë se jeta ime, vepra ime, ka shërbyer, sa do pak, për të gjallëruar edhe ca më tepër flakën e krenarisë kombëtare, le të vdes! Në ka shërbyer, për të shtuar në gjirin e popullit prushin e urrejtjes për armiqtë, le të vdes!

Nëse vepra ime, ka shërbyer për t’kuptuar se zotëri si Toptani, agallarë, bejlerë, pashallarë, duhen përmbysur, dhe se zoti i vëndit duhet bërë populli fukara, popull që s’ka çifligje e megjithatë i dhimbset çdo pëllëmbë e truallit shqiptarë, le të vdes!
Po u bë zot i vëndit, vegjëlia, e bashkuar rreth një dore të hekurt dhe një mëndje të ndritur, atëherë Fuqitë e Mëdha, sa do qofshin të mëdha, nuk na marrin dot nëpër këmbë! Ka Shqipëria aq gjak sa të mbrojë kufijtë e saj!
▪︎Avni Rustemi