Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi të madhe për katastrofën humanitare në Gaza dhe se ka prova të besueshme se Izraeli po e përdor urinë si armë lufte në Gaza.

Türk thotë se nëse provohet, kjo do të përbënte një krim lufte.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë e Hamasit ka bërë të ditur se numri i të vdekurve në Gaza është rritur në 32 552, nga të cilët 62 në 24 orët e fundit. Sipas të njëjtit burim, të plagosur janë 74 980.

Türk i dënoi sulmet e Hamasit ndaj civilëve dhe ushtarëve izraelitë më 7 tetor, duke përfshirë vrasjen, përdhunimin dhe marrjen e pengjeve. Por ai tha gjithashtu se asnjë palë në luftë nuk duhet t’i shmanget përgjegjësisë për veprimet e saj, duke përfshirë çdo përpjekje për të ndaluar furnizimet me ndihma të njerëzve që kanë nevojë për to në Gaza.

Të gjithë kolegët e mi të ekipeve humanitare na thonë vazhdimisht se ka shumë burokraci. Ka pengesa. Ka pengesa… Izraeli është fajtor në një mënyrë të konsiderueshme,” tha ai.