Greqi: Vasilopita
Vasilopita është një kek me kafe e zakonisht me bajame, që sipas traditës hahet në mesnatë natën e Vitit të Ri. Në të ka një monedhë që supozohet të sjellë fat për atë që e gjen.
Spanjë: Rrush
Në Spanjë, në mesnatën e natës së Vitit të Ri, hahen 12 kokrra rrush, 1 për çdo muaj të vitit që po vjen.
Itali: Thjerrëza
Në Itali, ekziston një traditë e gjatë e ngrënies së thjerrëzave, që ngjajnë me monedhat romake, e që menohet të sjellin prosperitet për vitin që po vjen. Shpesh shtohet dhe mishi i derrit si simbol i pasurisë.
Skoci: Uiski
Është një traditë skoceze e natës së Vitit të Ri, apo Hogmanay, siç e quajnë në Skoci, të ndash një gotë uiski me miqtë dhe komshinjtë, veçanërisht me vizitorin e parë të vitit të ri. Duke ndjekur traditën e “ Këmbës së Parë”, vizitori i parë ( që preferohet të jetë një burrë i gjatë e i pashëm), duhet të sjellë dhurata që simbolizojnë fat të mirë për vitin që po vjen si:
- qymyr – ngrohtësi dhe energji
- uiski – lumturi dhe gëzim
- kek frutash – ushqim i bollshëm
Suedi: Puding orizi
Në Suedi dhe vende të tjera Skandinave, pudingu i orizit është popullor edhe në Krishtlindje edhe në natën e Vitit të Ri. Natën e Vitit të Ri, në puding futet një bajame, që sjell fat për atë që e gjen.
Turqi: Shegë
Në Turqi, shegët kanë disa kuptime simbolike për vitin që po vjen, duke përfshirë, jetë, shëndet, fertilitet dhe prosperitet.
Poloni: Harengë e bërë turshi
Në Poloni dhe në vende të tjera ku kjo specie peshqish gjendet me shumicë, harenga hahet për të sjellë fat për vitin që po vjen.
Jugu i Shteteve të Bashkuara: Bukë misri
Buka e misrit, që disa besojnë se simbolizon floririn, është pjesë e vaktit tradicional të Vitit të Ri në shumicën e jugut të SHBA. Për ta plotësuar tavolinën përdoren dhe bizelet dhe zarzavate të tjera jeshile.
Gjermani: Berliner
Në Gjermani, Berlineri ( një petull rrumbullake me një gropë në mes) është një ushqim klasik për të gjitha festat e dimrit. Zakonisht petullat mbushen me reçel, por në disa raste mund të bëhen rrengje duke i mbushur me mustardë.
Kuba: Gic i pjekur në hell
Mishi i derrit, që besohet se sjell prosperitet, është një ushqim i famshëm për natën e Vitit të Ri në shumë vende të botës, përfshirë dhe Kubën.
Japoni: Makarona Soba
Në Japoni, fije makaronash të gjata më grurë hikërror, hahen si natën dhe ditën e Vitit të Ri. ka shpjegime të shumta se çfarë simbolizojnë këto makarona, por shpjegimi më i shpeshtë është që forma e tyre e gjatë simbolizon kalimin nga një vit në tjetrin.
Australi: Barbekju
Në Australi, kur ndërrimi i viteve ndodh në stinën e verës, është traditë organizimi i barbekjuve me shumë mish të pjekur.