Në 5-vjetorin e vrasjes së Astrit Deharit, sot janë bërë homazhe pranë varrit të tij, nga kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca e disa nga ministrat e kabinetit qeveritar.

Bashkë me ta homazhe bëri edhe familja e Astritit të vrarë në burgun e Prizrenit.

Pasi vendosi kurora lulesh tek varri i Astrit, Kurti u përballë me një situatë rrënqethëse.

E bija e Astritit, Arsa me vrap shkon për ta përqafuar kryeministrin Kurti, moment ky që nuk mbeti pa u parë nga kamarat dhe gazetarët e shumtë.