Vasfije Krasniqi Goodman ka dhënë dëshminë e saj në Komitetin për Punë të Jashtme në Kongresin Amerikan. Duke iu dridhur duart, ajo e ka shpjeguar të gjithë historinë e saj të dhunimit nga policë serbë gjatë luftës, kur ajo ishte 16-vjecare.

“Me 14 prill, kur isha vetëm 16 vjece, një zyrtar i policisë serbe po kërkonte babanë tim dhe vëllëzërit e mi. Ishim vetëm unë, nëna, tezja dhe disa kushërira. Na kërkuan letërnjoftimet dhe mua më thanë të shkojë në stacion policor. Nëna ime tha që ta marrin atë dhe të më lëjnë mua”, ka nisur rrëfimin e saj para Kongresit Amerikan.

Ajo tutje ka vazhduar tregimin e saj, në Kongresin Amerikan, nën drejtimin e Kongresmenit Eliot Engel.

“Më hodhën në një dysheme, bërtita, ai më dhunoi. Më kujtohet gjithçka. Unë isha   I kërkova të më vriste. Ai më tha jo, sepse kështu do të vuash më shumë”, është shprehur ajo.

“Më nxori nga automjeti dhe më çoi në një shtëpi ta pameremetuar. Aty më dhunoi një tjetër, ishte plak. Pastaj më çuan në fshatin tim dhe më lanë në rrugë”, ka rrëfyer më tej  Krasniqi.

Ajo tregon se pasi u dhunua, shkoi në shtëpi dhe policët serbë i kishin kërkuar të mos u tregoj familjarëve.

“Nuk doja të shkoja në shtëpi sepse nuk doja të iu tregoja se cka më ka ndodhur. Policët serbë më mësuan që t’iu them kam dëshmuar. Por, kur arrita në shtëpinë e agjit tim nuk kisha nevojë të flisja sepse gjendja ime dihej”, është shprehur Krasniqi.

Tash Krasniqi thotë se kërkon drejtësi për atë që i ndodhi, ashtu sic kërkojnë edhe 20 mijë viktima seksuale shqiptare gjatë luftës.

“Kanë kaluar 20 vjet dhe askush nuk ka dhënë llogari për atë që më kanë bërë”, ka përfunduar historinë e saj Krasniqi – Goodman.

Engel e ka falënderuar Krasniqin që ndau historinë e saj të dhimbshme dhe e ka përgëzuar për guximin e treguar për të mos heshtur ndaj krimeve dhe dhunës së forcave serbe.  /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress