Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA përshëndet progresin e konsiderueshëm në marrëveshjen mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë për lëvizjen e lirë të shtetasve. Vatra beson në zgjidhjen amerikane për Kosovën. Dialogu politik në Bruksel dhe negociatat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë garancia e vetme për shqiptarët në Kosovë e më gjërë. Federata Vatra këmbëngul për reciprocitet e barazi deri në njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA shpreh mirënjohje të veçantë për lidershipin politik të angazhuar në këtë proces të vështirë z.Josep Borrell, z.Miroslav Lajçak, z.Gabriel Escobar, ambasadorin amerikan në Prishtinë Jeffrey Hovenier e posaçërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës për angazhimin dhe kontributin vendimtar për paqe, progres e siguri në Ballkan.

Me respekt

Kryetari i Vatrës

Elmi Berisha