India regjistroi një numër rekord të vdekjeve nga koronavirusi në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin në mbi çerek milioni, ndërkohë që virologët në vend paralajmëruan se infeksioni është shumë larg arritjes së një maje. Vdekjet nga Covid-19 u rritën me 4,205, ndërkohë që rastet ditore u shtuan me 348,431, në një total prej mbi 23 milionë. Pavarësisht shifrave rekord, ekspertët mendojnë se ato nënvlerësojnë përmasën e vërtetë të pandemisë dhe se shifrat e vërteta mund të jenë 5- 10 herë më të mëdha.

India, me një popullsi prej 1.4 miliardë njerëz, zë aktualisht 1 në 3 vdekje të raportuara në të gjithë botën. Vala e dytë vdekjeprurëse e infeksionit është përhapur nga qytetet tek zonat rurale, duke bërë kërdinë në fshatra ku sistemi shëndetësor është i papërgatitur.
Në një raport të publikuar gjatë Javës, Organizata Botërore e Shëndetësisë theksoi se varianti B.1.617 i identifikuar për herë të parë në Indi, është zbuluar të paktën në 44 vende.

Organizata e klasifikoi variantin si një shqetësim në rang botëror, që kërkon gjurmim dhe analizë më të detajuar. Vaksinat ndodhen gjithashtu në mungesë, veçanërisht në Maharashtra, që mban qendrën financiare të Mumbait, dhe në kryeqytet, New Delhi, që janë dy vendet më të goditura.

Klevis Llaha