Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, është takuar sot me kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skënder Çoçaj, raporton Express.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, KQZ-ja ka bërë me dije se në këtë takim është diskutuar lidhur me procesin e verifikimit të kandidatëve të subjekteve politike, të cilët duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, që do të mbahen më 14 shkurt 2021.

Sipas njoftimit, Daka dhe Çoçaj janë dakorduar për bashkëpunim institucional në përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. /Express

Njoftimi i plotë:

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka priti në takim kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skënder Çoçaj.

Në këtë takim u diskutua lidhur me procesin e verifikimit të kandidatëve të subjekteve politike, të cilët duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, që do të mbahen më 14 shkurt 2021.

Daka dhe Çoçaj u dakorduan për bashkëpunim institucional në përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.