Këshilla për miqtë:

Patriotizmi shqiptar ka arritur një nivel të lartë folkloriko-shkencor. Pothuaj çdo krahinë apo krahinar ka krijuar Akademi Shkencash dhe Artesh me anëtarë nga katundet e veta. Kështu që së shpejti gjysma e popullit do të jenë akademikë.
Vetëm në Shqipëri ndodh që bëhen akademikë njerëz, që nuk kanë shkruar një libër, ose njerëz që janë diplomuar dhe kanë qenë profesionistë në fusha, që nuk kanë lidhje me shkencën, dhe i zgjedhin anëtarë Akademie për hobitë e tyre të moshës së tretë. Vetëm në Shqipëri ndodh që ish funksionarë të lartë të partive kryesore dhe të qeverive të tyre zgjidhen akademikë për merita partiake, krahinore, tribale, etj. Vetëm në Shqipëri sheh Akademi Shkencash, që nuk ka asnjë lidhje me shqetësimet aktuale të kombit shqiptar dhe të çeshtjes shqiptare.
Ndaj dhe idiotizmat në Shqipëri na çfaqen me tituj akademikë./Shaban Murati/