Boiken Abazi, i mandatuar për ngritjen e kësaj qendre, në një intervistë për Top Channel thotë se i janë drejtuar gjykatës për t’u regjistruar. Por, përse ky vendim i Vetëvendosjes për të qenë e pranishme edhe në Shqipëri?
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

“Kemi pasur kërkesa të shumta këto kohë. Kërkesat e shtuara nga qytetarët e Republikës së Shqipërisë për të shtrirë aktivitetin e Vetëvendosjes edhe këtu. Kemi menduar se ka ardhur koha që të kemi një aktivitet më dinamik, më të shtuar, pasi nuk është hera e parë që ne zhvillojmë aktivitet në Shqipëri, duke parë edhe modelet e ndryshme që ne mendojmë se janë të mira, jo vetëm në Kosovë, por edhe për kombin shqiptar, si për shembull modeli i shtetit zhvillimor, ekonomi e bazuar në prodhim, natyrisht edhe synimit tonë kryesor që është e drejta e vetëvendosjes për popullin shqiptar për bashkim kombëtar”, tha Boiken Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Se a do të përfshihet edhe në aktivitet politik, qendra e Vetëvendosjes në Shqipëri, Abazi thekson se nuk synojnë të transformohen në një subjekt politik në Shqipëri, por të jenë aktivë përmes shoqërisë civile.

“Synojmë të kemi qasje në komisionet parlamentare, duke shtruar pyetje dhe të interesohemi për çështje që po prekin Kosovën drejtpërdrejt në vendimet që merren këtu, pasi janë duke ndikuar më gjerë edhe në Ballkan. Ne nuk jemi pozicionuar në raport me përplasjen pozitë-opozitë që po ndodh në Shqipëri. Synojmë që për tema madhore që prekin kombin shqiptar të bashkëpunojmë me të dyja”, tha Abazi. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress