Në emisionin e mëngjesit në Vizion Plus, Boiken Abazi flet për gjendjen e rëndë në Shqipëri dhe nevojën e madhe për bashkimin e kauzave në marshimin e 28 Nëntorit në Tiranë.

Kemi nevojë të bashkojmë kauzën e të drejtave të studentëve me kundërshtimin ndaj taksës në rrugën e kombit, mbrotjen e Teatrit kombëtar dhe trashëgimisë kulturore me mbrotjen e të drejtës së qytetarëve për stehim te zona si ajo e Astirit dhe në gjithë Shqipërinë. Kemi nevojë për shtet të së drejtës, siç kemi nevojë të mbrojmë të përbashkëtën, lumenjtë, ujin e pijshëm dhe mjedisin.

Na nevojitet prodhim e punësim kundër pabarazisë dhe varfërisë. Kemi nevojë të bashkohemi për zhvillim e drejtësi e ta mbrojmë sovranitetin. Vetëm kështu do të mund të hedhim hapat drejt intergrimit dhe bashkimit kombëtar, të cilat janë hapa që ecin në të njëjtin drejtim me bashkimin e kauzave në Shqipëri. Kemi nevojë për organizim përbashkues.

Prandaj, më 28 Nëntor, ora 12:00, orgonizojmë një MARSHIM PËR BASHKIM.