Kërkesa që na bashkojnë: 8. Mbrojtja e të drejtave kombëtare shqiptare në trevat e rajonit
Të drejtat kombëtare dhe qytetare të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, në Mal të Zi dhe të shqiptarëve të dëbuar nga Çamëria duhet të jenë çështje prioritare e Shqipërisë dhe Kosovës në raportet dypalëshe dhe shumëpalëshe me shtetet e tjera të rajonit. Bashkërendimi i përpjekjeve të dy republikave në këtë drejtim është imperativ. Në takimet e dy qeverive duhet të ftohen përfaqësues politikë të shqiptarëve nga trevat e tjera që të shtrojnë problematikat e tyre.
Tiranë, 28 Nëntor, ora 12:00, Monumenti i Heroit Kombëtar “Gjergj Kastriot Skënderbeu”
*** MARSHIM PËR BASHKIM ***