Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri ka nisur të publikojë kandidatët për deputetë në zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit.

Një prej tyre është Kreshnik Merxhani, i cili do të kandidojë si deputet i pavarur në Qarkun e Gjirokastrës.

Në një intervistë për Ora News, ai tha se Lëvizja VETËVENDOSJE! ende nuk është regjistruar si një parti politike dhe në zgjedhjet e ardhshme do të futet si një mbështetëse e shoqërisë civile.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! vijon të jetë një organizatë jo qeveritare politike. Ndoshta një hap cilësor në këtë drejtim do të merret pas këtyre zgjedhjeve, por për momentin vijon të jetë si e tillë dhe të mbështesë prapë si një shoqëri civile.

Ne do të jemi pa sigël në zgjedhje, por gjatë gjithë kohës do të jemi prezent me stendat tona, me aktivistët tanë ku ne kandidojmë dhe qarqet të mbështetur vazhdimisht nga lëvizja”, tha Merxhani.