Nuk mund të ketë zhvillim pa prodhim, siç nuk mund të ketë prodhim bujqësor pa mbrojtjen e shtetit nga importet që vërshojnë tregun shqiptar përmes dampingut. Kërkesat e fermerëve të Myzeqesë që po protestojnë në Tiranë janë të drejta:

1) Subvencion i drejtpërdrejtë për njësi prodhimi tek fermeri.

2) Vlerësim e kompensim financiar me çmim dysheme në raste të humbjes së prodhimit dhe fatkeqësive natyrore.

3) Ndërhyrja në paketën fiskale të vitit 2020 ku TVSH të jetë e njëjtë si në shitje dhe ne blerje.

4) Garantimi i shërbimit të ekstensionit nga ministria e bujqësisë dhe laborator analizash për produktet.

5 ) Qeveria arbitër mes palëve tregtuese-fermerë për rregullimin e tregut.