Aktualiteti politik ka pas marrjes së përgjigjes negative për hapjen e negociatave me BE-në, ka qenë shumë i nxehtë, me përplasje deklaratash ndërmjet pozitës dhe opozitës.

Edhe në media diskutimi mbi refuzimin për negociatat ka qenë temë kryesore e debateve në emieionet televizive.

Por gjatë transmetimit të emisionit në Tv Apollon, teksa po flisnin për negociatat, moderatorja Marsela Topi nuk është përmbajtur ndaj regjisë, duke kërkuar qetësinë prej tyre ndërkohë që ka bërtitur në të shara ndaj tyre.

“O çuna, pusho mort ë qi*sha robt!”- dëgjohet të thotë Marsela, duke ju drejtuar regjisë, ndërkohë që po fliste i ftuari.