Ëndrra e Elon Musk për të dërguar njerëz në Mars ka marrë goditje një ditë më parë pasi anija e tij, Starship, prototip i programit SpaceX, ka shpërthyer. Anija ka bërë ngritjen nga një objekt në Boca Chica në Teksas për të testuar aftësitë e veta por ka shpërthyer vetëm 6 minuta e 30 sekonda më pas teksa po bënte uljen.

Musk ka postuar menjëherë një status në tuiter ku ka shkruar: Mars, po vijmë!

Duke treguar se programi hapësinor i tij dhe ambiciet për hapësirën nuk kanë ndryshuar megjithë aksidentin në fjalë.