Kompanitë amerikane Visa dhe Mastercard janë tashmë të detyruara të ulin ndjeshëm kostot e pagesave në Europë me karta krediti të lëshuara jashtë rajonit, në SHBA apo Azi për shembull, njoftoi sot Komisioni Europian.

”Dy shoqëritë nën shënjestrën e ekzekutivit europian prej disa vitesh, u angazhuan për të ulur në mënyrë të ndjeshme tarifat e shkëmbimeve të zbatuara për pagesat e kryera me  karta krediti të lëshuara jashtë Europës’’, shkruan Komisioni në një deklaratë.

Këto angazhime, që tani janë të detyrueshme për Visa-n dhe Mastercard-in, do të ulin kostot për tregtarët që pranojnë pagesa të kryera me karta të lëshuara jashtë hapësirës ekonomike evropiane, si BE-ja, Islanda, Norvegjia dhe Lihtenshtajn, sqaroi ajo, përcjell Atsh.

Visa dhe Mastercard faturojnë në fakt tarifa për pagesat ndërkufitare.

Deri më sot, këto tarifa ishin dukshëm shumë të larta për kartat e kreditit të lëshuara jashtë hapësirës ekonomike europiane sesa për ato të lëshuara brenda kësaj hapësire. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress