“Nuk ka ditë të rri pa vrasjen e tmerrshme të Arnautëve. – Për të shmangur censurën e ashpër po e dërgoj këtë telegram përmes një korrieri të veçantë nga Yskyb për në Semlin”, rikujton MekuliPress gjenocidin serb ndaj kombit shqiptar, të përshkruar nga gazetari danez Fric Magnusen.

Për zhvillimin e operacioneve ushtarake serbe në trevat shqiptare të Maqedonisë, korrespodenti i luftës, i gazetës “Riget“, danezi Fric Magnusen, me 07.11.1912 nga Shkupi raportonte: “Makina e luftës në Maqedoni ka si tipar kryesor vrasjen e popullatës shqiptare. Ushtria ka shpërthyer në një luftë të llahtarshme gjenocidi. Sipas deklaratave të oficerëve dhe ushtarëve, 3 000 shqiptarë janë masakruar në zonën midis Kumanovës dhe Shkupit, 5 000 të tjerë përqark Prishtinës. Fshatrat shqiptare rrethohen dhe u vihet flaka. Pastaj serbët presin. Presin cilindo që tenton të dalë i gjallë pa u përvëluar dhe i mbysin… Serbët mburren për këtë gjueti njerëzish“.

Ndryshe nga vendet e përmendura má lart, Ferizaj kundërveproi me rezistencë të armatosur. U luftua pandërprerë 24 orë… Por, si kundërpërgjigje, masakra e Ferizajt kushtoi 12 000 mijë viktima. Në qytet nuk mbeti asnjë banorë mbi moshën 15 vjeçare. Mbeten veten tre muslimanë shqiptarë. Edhe në Gjilan, ku shqiptarët nuk e mbrojtën veten, e tërë popullata u shfaros ose me plumb, ose duke u djegur e gjallë. Të vetmit që mbijetuan ishin disa që mundën të iknin.

Gazetari danez shkruante poashtu: “Dje një oficer serb më ftoi të merrja pjesë në një gjueti të tillë, ndërsa në të njëjtën kohë lëvdohej se ai kishte vrarë 9 arnautë për një ditë.”, citon MekuliPress.com gazetën “Riget” të vitit 07.11.1912.

Ndërkohë, forcat serbe, të drejtuara nga gjenerali Jankoviq, në krahinën e Lumës shkatërruan 27 fshatra dhe vranë popullatën, deri tek fëmijët. Këtu u kryen mizoritë më të tmerrshme që njeh lufta shfarosëse kundra shqiptarëve. Këtu ndodhi që gratë dhe fëmijët, të mbështjellë me kashtë, u dogjën të lidhur përpara syve të burrave dhe baballarëve të tyre të lidhur këmbë e duar. Gra shtatëzëna janë shpërthyer në mes në mënyrën më të llahtarshme dhe fëmijët e palindur janë ngritur përpjetë me bajoneta. Edhe të dorëzuarit vriteshin si në ‘kasaphanë’.

Korrenspondenti danez e përfundon artikullin nga Shkupi me këto fjali dëshpëruese dhe të pashpresë: “Nuk ka ditë të rri pa vrasjen e tmerrshme të Arnautëve. – Për të shmangur censurën e ashpër po e dërgoj këtë telegram përmes një korrier itë veçantë nga Yskyb për në Semlin”, rikujton MekuliPress gjenocidin serb ndaj kombit shqiptar, të përshkruar nga gazetari danez Fric Magnusen.  /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress



Ja teksti origjinal i gazetës “Riget” në gjuhën daneze:

RIGET – 07.11.1912



Serbisk Menneskejagt. De serbiske Tropper fører en frygtelig Udryddelseskrig mod den arnavtiske Befolkning – Beboerne ryges ud af Husene og skydes ned som Rotter – Special-Telegram fra vor udsendte Korrespondent ved det serbiske Hovedkvarter 

Yskyb over Semlin, Onsdag 

Den serbiske Krigsførelse i Makedonien har antaget Karakter af en forfærdelig Massakre af den arnavtiske [Albanske] Befolkning. 

Hæren fører en forfærdelig Udryddelseskrig. Efter Udtalelser af Officerer og Soldater er der myrdet 3.000 Arnavter mellem Kumanow og Yskyb og 5.000 ved Pristica [Prishtina]. 

De arnavtiske Landsbyer bliver omringede og stukne i Brand, hvorefter Beboerne ryges ud af Husene og skydes ned som Rotter. 

Denne Menneskejagt omtales med Hoveren og Glæde af det serbiske Militær. 

Forholdene i Yskyb er forfærdelige. Der bliver foranstaltet hensynsløs Husundersøgelse hos Arnavterne, og hvis der findes noget, der ligner Vaaben hos dem, bliver de skudt på Stedet. Det er i høj Grad usikkert at færdes paa Gaderne, da der stadig bliver skudt fra Husene og ind i Husene, hvert Øjeblik fløjter de smaa Mannlicher Spidskugler gennem Gaderne. 

Igaar blev 36 Arnavter dømt til Døden ved Standret og skudt ned paa Stedet. Floden højere oppe er fyldt med Lig. 

Hver Dag foranstaltes der Jagtekspeditioner til de omliggende Landsbyer. Igaar indbød en serbisk Officer mig til at deltage i en saadan Jagt, idet han samtidig pralede af, at han den foregaaende Dag egenhændig havde dræbt 9 Arnavter. 

Der hengaar ikke nogen Dag, uden at der øves grufulde Mord paa Arnavter. – Jeg afsender dette Telegram med særlig Kurer fra Yskyb til Semlin for at undgaa den skrappe Censur. Jeg forsøger senere at faa Korrespondancer afsendt.   /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress