Viti 1939, gazeta norvejgeze:  Telegrami i Kryeministrit, Mehdi Frashëri drejtuar Musolinit: “Ne preferojmë të vdesim sesa të jetojmë pa nder. A do të jenë tani italianët barbarët e Perëndimit në shekullin XX?”

Më 7 prill 1939, Italia fashiste e Benito Musolinit kreu një sulm të plotë mbi Shqipërinë, duke përdorur forca të mëdha ushtarake, përfshirë luftanije dhe avionë bombardues. Gazeta norvegjeze “Bergens Arbeiderblad”, në numrin e saj të 8 prillit 1939, raportoi për këtë agresion në faqen e parë me titullin: “Mussolini sulmon Shqipërinë me anije luftarake dhe avionë bombardues”. Artikulli, i përkthyer në shqip nga MekuliPress, thekson se qeveria shqiptare refuzoi ultimatumin italian për “mbrojtje”, duke zgjedhur të rezistojë kundër pushtimit.

Gazeta, shkruan MekuliPress, raporton se italianët hasën në rezistencë nga forcat shqiptare, të cilat, pavarësisht mungesës së pajisjeve moderne, luftuan me vendosmëri. Titulli dytësor i gazetës deklaron: “Italianët avancojnë në vend pas luftimeve të përgjakshme kundër forcave të vogla shqiptare”. Sipas artikullit, gjatë operacionit të pushtimit, 170 luftanije morën pjesë, ndërsa qytetet shqiptare u bombarduan nga ajri.

Një tjetër pjesë e gazetës përfshin një telegram të fortë të telegramit të Mehdi Frashërit drejtuar Musolinit: Në këtë telegram, përkthyer nga MekuliPress, Frashëri e akuzon Musolinin se po vepron si një “barbar i Perëndimit” dhe shpreh gatishmërinë e shqiptarëve për të sakrifikuar jetën e tyre për liri.

Gjithashtu, gazeta vë në dukje se ky pushtim mund të ketë pasoja të rënda në arenën ndërkombëtare, pasi tensionet në Evropë janë të larta ndërkohë që Gjermania naziste dhe Italia fashiste po përpiqen të zgjerojnë territoret e tyre. Artikulli sugjeron se pushtimi i Shqipërisë është një hap strategjik për Musolinin në përgatitje të luftës së ardhshme në Ballkan.

Artikulli në shqip:

Mussolini sulmon Shqipërinë me anije luftarake dhe avionë bombardues

Luftë e hapur, pasi Shqipëria nuk pranoi të përkulet përballë ultimatumit italian për “mbrojtje”

Italianët hyjnë në vend pas betejave të përgjakshme kundër forcave të vogla shqiptare.

Në mëngjesin e së premtes, Italia filloi një ndërhyrje të madhe ushtarake kundër Shqipërisë. Me një forcë të madhe të përbërë nga luftanije dhe avionë bombardues, Musolini vuri në zbatim një pushtim të planifikuar prej kohësh. Pavarësisht epërsisë së madhe teknike dhe numerike të italianëve, shqiptarët dhanë një rezistencë të vendosur.

nb

Kryeministri shqiptar Mehdi Frashëri dërgoi një telegram të ashpër drejtuar Musolinit, në të cilin ai deklaroi:

“Ne preferojmë të vdesim sesa të jetojmë pa nder. Ne e dimë që ju dispononi një arsenal të madh ushtarak – artileri të rëndë, mitralozë, gaz helmues, avionë dhe të gjitha mjetet e mundshme të shkatërrimit. Por ne kemi guximin dhe vetëflijimin e martirëve. Pesëqind vjet më parë, barbarët nga Azia pushtuan vendin tonë. A do të jenë tani italianët barbarët e Perëndimit në shekullin XX?”

Operacioni i pushtimit përfshinte 170 anije luftarake, të cilat u përdorën për të zbarkuar forca në disa qytete bregdetare të Shqipërisë. Avionët italianë bombarduan objektiva të rëndësishme, ndërsa trupat zbarkuan në portet shqiptare duke u përballur me rezistencën e forcave shqiptare, të cilat ishin shumë më të vogla dhe më pak të pajisura.

Ndërkohë, gazeta norvegjeze thekson se ky pushtim është një hap strategjik i Musolinit për të forcuar pozitat e tij në Ballkan, në një kohë kur Europa po shkon drejt një lufte të madhe. Shqipëria, megjithëse e vogël, ka një pozicion të rëndësishëm strategjik dhe pushtimi i saj shihet si një zgjerim i mëtejshëm i ambicieve fashiste në Mesdhe dhe Ballkan.

Gazeta Bergens Arbeiderblad e përshkruan këtë agresion si një akt të hapur lufte nga Italia fashiste dhe thekson guximin e shqiptarëve për të mos u nënshtruar, shkruan MekuliPress.

By