Me 50 miliardë dollarë shitje në vit, App Store do të renditej në vendin e 64 në mesin e kompanive Fortune 500 përpara Cisco dhe pas Morgan Stanley.

Apple tha ditën e Mërkure se ka paguar 155 miliardë dollarë zhvilluesve që prej 2008 nga 120 miliardë dollarë që tha në Janar të 2019.

Nisur nga këto informacione i bie që App Store tu ketë dhënë zhvilluesve edhe 50 miliardë dollarë të tjera vetëm në 2019-ën. Duke qenë se zhvilluesit marrin 70% të fitimit, atëherë Apple ka gjeneruar 15 miliardë dollarë.

Statistika erdhi ndërsa Apple po kalonte moment të mira me biznesin e shërbimeve dhe gradualisht po shndërrohet në një segment shumë të rëndësishëm për prodhuesin e iPhone.

Ky biznes përfshin edhe shërbimet si Appl Music, Apple TV+ dhe licencime si përshembull pagesat që Google kryen për të përdorur motorin e kërkimit në iPhone.

Në total biznesi i shërbimeve gjeneroi 46.21 miliardë dollarë për periudhën e mbyllur më 30 Shtator 2019. Apple nuk tregon shifra të ardhurash në vit por publikon statistika rreth App Store që prej Janarit 2013. Bazuar në shifrat dhe mënyrën sesi Apple ndan fitimin me zhvilluesit, këta të fundit mund të kenë grumbulluar 35 miliardë dollarë në 2019.

Me 50 miliardë dollarë shitje në vit, App Store do të renditej në vendin e 64 në mesin e kompanive Fortune 500 përpara Cisco dhe pas Morgan Stanley. Por nga ana tjetër krahasuar me një vit më parë ku rritja ishte 30% në të ardhura, këtë vit rritja ishte vetëm 2.9%.