Reagime të njëpasnjëshme po bëhen nga Nisma dhe Lëvizja Vetëvendosje sa i përket votave të diasporës.
E fundit është nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, e cila thotë se vota nuk është pazar, por vullnet qytetar.
Ajo thotë se mërgata votoi me zemër andaj nuk anulohen
“Mërgata votoi me kohë dhe me zemër. Vota e mërgatës nuk anulohet”, ka shkruar ajo në Facebook.
Ka qenë koalicioni parazgjedhor Nisma-AKR-PD që ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë lidhur me votat nga diaspora.
“MËRGATA NUK E MERITON!
Vota nuk është #pazar, është #vullnetqytetar
Mërgata votoi me kohë dhe me ❤️
Vota e mërgatës nuk anulohet.