Volkswagen, prodhuesi më i madh i makinave në Evropë, ka rritur objektivin për marzhin operativ këtë vit, prej kërkesës më të fortë për makinat premium në tre muajt e para të vitit. Grupi pret tashmë që marzhi i fitimit operativ të jetë 5.5-7% këtë vit, nga 5-6.5% që priste më parë, ndërkohë që dërgesat e makinave janë rritur me mbi 20% .

Perspektiva pozitive vjen kryesisht prej përmirësimit të kërkesës për makinat premium si Porscha dhe Audi, një tendencë që është vëzhguar edhe tek rivalë si General Motors, Daimler , Fford dhe Stellantis. Gjatë tremujorit të parë, dërgesat e makinve nën markat Audi dhe Prosche, ishin në rritje me mbi 30% me bazë vjetore. Shitjet e makinave elektrike më shumë se u dyfishuan, në 133,300 makina. Aksionet e grupit e nisën tregtinë në rritje me 1.2%. Prodhuesi i dytë më i madh i makinave në botë i gëzoi investitorët kur i ofroi detaje mbi strategjinë e makianve elektrike, që përfshinin shitje më të mëdha dhe plane për të ndërtuar 6 fabrika të baterive në Evropë. Fitimi operativ i Volkswagen rezultoi në 4.8 miliardë euro në tremujorin e parë, nxitur nga reduktimi i kosteve dhe shitjeve më të larta.

Klevis Llaha