Shefi i krahut ekzekutiv të Bashkimit Europian tha të mërkurën se vendet e BE-së duhet të hapin një debat rreth bërjes së detyrueshme të vaksinave kundër COVID-19, sepse shumë njerëz ende refuzojnë të vaksinohen vullnetarisht.

Shkalla e vaksinimit në mbarë BE-në qëndron në 66%, dhe rritjet e papritura të larta të rasteve në pjesën më të madhe të bllokut 27-vendesh kanë bërë që shumë vende anëtare të rinovojnë kërkesat e maskave dhe testimit dhe të ndërmarrin hapa të tjerë për të frenuar infeksionet.

E pyetur në lidhje me temën e nxehtë të vaksinimit të detyrueshëm, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se ishte një çështje që duhet të vendoste çdo shtet anëtar, por shprehu keqardhje për sasinë e dozave që janë lënë të papërdorura. Politika shëndetësore mbetet një prerogativë kombëtare në BE.

Kancelari i emëruar gjerman Olaf Scholz tha se do të mbështeste një propozim për të mandatuar vaksinat e koronavirusit për të gjithë vitin e ardhshëm.

Vendet e BE-së deri më tani kanë marrë qasje të ndryshme për këtë çështje. 27 ministrat e shëndetësisë të BE-së janë planifikuar të vlerësojnë shfaqjen e variantit Omicron të koronavirusit të martën. Çdo rekomandim me të cilin ata do të dalin do t’u jepet udhëheqësve të vendeve anëtare gjatë një samiti të planifikuar rregullisht më 16 dhjetor.

Një samit urgjent mbi variantin Omicron, i zbuluar për herë të parë në Afrikën Jugore, ishte diskutuar për ditë të tëra, por ishte e vështirë gjetja e kohës për të gjithë liderët. Mbetet ende shumë të panjohura në lidhje me variantin e ri, duke përfshirë nëse është më ngjitës, siç dyshojnë disa autoritete shëndetësore, nëse i sëmurin njerëzit më rëndë dhe nëse mund të pengojë vaksinën.

Që nga e mërkura, kishte 59 raste të konfirmuara që përfshinin Omicron në 11 vende të BE-së, një rritje prej 15 që nga e marta. Holanda ka regjistruar shumicën e rasteve deri më tani me 16, dhe shumica përfshin një histori udhëtimi në Afrikë, sipas Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.