Besoj se Durrësi u zbraz krejt nga njerëzit. Ne 21 dhjetor Vuçiçi vjen. Serbia e ka lakmuar shumë më parë Durrësin.
Sa për njerëzit, mirë ben që shkuan. Shumë prej tyre edhe sot ishin thirrur me detyrim në punë. Kishte dhe gra nga ato që nuk kishin më shtëpi, por ju duhet mjerimi i 250 eurove në muaj. “Kafshatë që t’mbet n’fyt dhe të zë trishtimi”.
Durrësi është në gjendje të jashtëzakonshme, por jo për bizneset me ca shefa italianë e shqiptarë. Përfundimisht tërmeti i mesditës i bindi 400 punëtoret e një biznesi të largohen edhe nga puna, edhe nga qyteti i tyre. Vuçiçi le të shkojë në Durrës. Qyteti është fantazëm.