Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se një shtet i fuqishëm evropian ka kërkuar nga Kosova që të vendosë taksë 100 përqind ndaj mallrave serbe.

Sipas Vuçiq qëllimi i krejt kësaj ishte që Serbia të tërhiqej nga dialogu pikërisht në momentin po shkonte drejt një zgjidhjeje kompromisi

“Kjo u bë që Serbia të largohej nga dialogu dhe në këtë mënyrë të shkatërrohej çdo plan që Serbia të fitonte diçka”, u shpreh ndër të tjera Vuçiq.

Vuçiq thotë se bota u ngrit kundër taksës, amerikanët më shumë se evropianët, sepse, siç theksoi ai, një vend evropian kërkoi vendosjen e saj.

“Unë nuk e dija menjëherë, tani i di të gjitha. Bëhet fjalë për një forcë domethënëse dhe të fuqishme”, u shprh Vuçiq pa zbuluar se për kë bëhet fjalë.