Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar sot se ka vendosur që shteti që drejton të mos i vendos sanksione Rusisë për pushtimin e Ukrainës.

Ai mendon se vendimi për të mos vendosur sanksione ndaj Rusisë ka qenë i saktë në kohën kur është marrë dhe se është i saktë edhe tani.

Duke folur për kërkesat e Bashkimit Evropian që Serbia të harmonizojë politikën e saj të jashtme si vend kandidat për anëtarësim dhe të vendosë sanksione kundër Rusisë, Vuçiq tha se “Serbia duhet të qëndrojë në rrugën evropiane, por edhe të mbrojë miqtë e saj tradicionalë”, raporton aljazeera.

“Do të ketë vendime të tilla, ju duhet të luftoni dhe të ecni përpara, por gjëja më e rëndësishme është të mbrojmë vendin tonë dhe të ruajmë të ardhmen e fëmijëve tanë”, tha ai.