Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar së në muajin qershor do të vizitojë Kosovën.

Për këtë është pyetur kryeministri i pakorruptuar i vendit, Albin Kurti.

Kurti ka thënë se nuk ka pranuar kërkesën nga Vuçiq për një vizitë të tiillë, si rrjedhojë u shpreh se nuk do t’i jepte leje njeriut që deklaroi se masakra e Reçakut është fabrikim.

“Unë nuk kam marrë asnjë kërkesë për një vizitë të tillë dhe duke pasur gjendjen rrethanat në të cilat ndodhemi ai nuk do të ishte person i dëshiruar në Kosovë dhe mbase kjo është arsyeja se ai që më shumë se dy vjet nuk e bën këtë kërkesë”.

“Nëse keni parasysh që personi thotë që masakra e Reçakut është fabrikim dhe asnjëherë nuk e ndryshoi këtë gjë, unë nuk mendoj që do të duhej të vinte në Republikën e Kosovës”

“Natyrisht që nuk do t’i japë leje”, deklaroi Kurti në Klan Kosova.

Duke ironizuar tha se “mbase më mirë të bëjë kërkesën, por pasi që e thashë këtë ai nuk do ta bëjë fare kërkesën”.