Presidenti serb Aleksandar Vuçiq thotë se serbët do t’i gëzohen heqjes së vizave për popullin e Kosovës shkak se me këtë Kosova do të zbrazet nga shqiptarët.

I pyetur nga gazetarët në Golubac, gjatë vizitës Banatit të mesëm, që ta komentojë thirrjen e Parlamentit Evropian për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës dhe se a do të mund të sillte kjo deri te heqja e taksës, Vuçiqi komentoi se serbët i gëzohen kësaj, por jo për shkak se kjo ndoshta do të mund të rezultonte me heqjen e taksës, por për shkak se “shohin vetëm se sa shqiptarë do ta braktisin Kosovën”.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lidhur me taksën ndaj importeve serbe në Kosovë, presidenti serb tha se Prishtina e ka për obligim ta heqë atë në bazë të marrëveshjes së CEFTA-s dhe të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, por “në radhë të parë për shkak se qarkullimi i lirë i mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve janë vlerat kyçe të botës përparimtare”, shkruan gazeta fashiste serbe blic.

“Kur ta kuptojnë këtë – ne jemi të gatshëm për dialog, ka deklaruar Vuçiqi.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress