“Kosova është Zemra e Serbisë”, ” Kosova është Pjesë e Serbisë”, tha sot disa herë Vuçiq në Kuvendin serb, në Beograd, shkruan MekuliPress.

Opozita serbe e sulmonte Vuciqin duke e akuzuar se “ti po e shet Kosovën dhe Metohinë”: “Nuk e japim Kosovën dhe Metohinë”, “Tradhëtarë!”, çjerrej opozita serbe.

Vuçiq ua kthente se “Ne nuk e japim Kosovën dhe Metohinë, ajo është Zemra e Serbisë”. “Kosova është e jona”, por jeni ju ata që e keni humbur pjesën e Serbisë dhe ne do t’a kthejmë Kosovë, citon MekuliPress deklaratat fashiste të Presidentit serb, mikut të Edi Ramës.

Sot, pra, në Kuvendin e Serbisë, bëhej garë se kush po e sulmon më shumë Kosovën; ishte retorikë lufte kundër Kosovës. Pozitë dhe opozitë në Beograd shpërthenin me një urrejtje naziste kundër Kosovës dhe Albin Kurtit.

Vuçiqit e humbi plotësisht durimin pasi thirri: “Tradhti, tradhti” Pas fjalimit të deputetëve të opozitës, Vuçiq praktikisht e ka humbur durimin dhe ka nisur të bërtasë në drejtim të deputetëve të opozitës. “Kosova është Zemra e Serbisë”!

“Mund ta imagjinoni sa sjellje të sjellshme është kjo brohoritje me rregullore. Ju e dhatë Kosovën, e ne po e mbrojmë. Ju jeni gënjeshtarë, meqë tashmë e keni dorëzuar Kosovën dhe Metohinë, unë do të shpjegoj se si do ta shërojmë Kosovën dhe Metohi, populli duhet ta shohë këtë sjellje tuajën huligane… Ju e keni bërë më shumë se një herë deklaratën më të madhe dhe vazhdoni ta bëni këtë”, tha Vuçiq.

Ja video-dëshmia