Kryeministri i pakorruptuar i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Der Spiegel, ka folur për situatën e krijuar në veri të Republikës së Kosovës.

Ai theksoi se Vuçiq dëshiron ta kthejë Serbinë në të kaluarën, por treni tashmë ka ikur.

“Duket se Vuçiqi dëshiron ta kthejë Serbinë në të kaluarën. Por, ky tren është larguar. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur në favor të deklaratës sonë të pavarësisë. Nuk ka gjykatë më të lartë në këtë planet”- ka argumentuar Kurti.

Kurti poashtu deklaroi se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i bëjnë presion Serbisë që të zgjedhë mes “Perëndimit dhe Rusisë”.

“BE dhe SHBA po i bëjnë presion të madh Serbisë të zgjedhë mes Perëndimit demokratik dhe Rusisë”, tha Kurti.

Ndër tjerash, për Spiegel Kurti ka folur edhe për kohën sa ka qenë në burg në Serbi, duke thënë se “dëshironin të poshtëronin atje”.

“Nuk duhet ta harroj kohën time në burg. Në fillim më lejuan të lexoja vetëm letërsi ruse atje, donin të më poshtëronin. Por unë nuk i urrej serbët, nuk i urrej fare njerëzit” – ka thënë ai.

 

“SPIEGEL: Z. Kryeministër, sapo erdhëg nga nënshkrimi i aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE. Kush ju inkurajoi që ta merrnit këtë veprim?

KURTI: Shumë vende të BE-së. S’dua të përmend asnjërën prej tyre. Përjashtim: ishte kancelari Scholz ai që rigjallëroi të ashtuquajturin Proces i Berlinit, dialogun me Serbinë. Për çdo rast, dita e sotme është historike për Kosovën. Ne jemi Evropianë, duam t’i bashkohemi BE-së, projektit më të rëndësishëm në botë për paqe dhe prosperitet që nga Lufta e Dytë Botërore.“

Mbi këtë çështje, ai u shpreh po ashtu se nuk donte që të futej në BE përmes “derës së pasme” por se do të ndodhte më shpejt se sa në vendet tjera. “Jemi shteti më demokratik në rajon,” argumentoi kryeministri.

Ja një pjesë tjetër interesante e bisedës:

“SPIEGEL: Këtë javë, i dërguari special i ShBA-ve Gabriel Escobar iu premtoi garanci masive ushtarake. A po duket një konflikt i ri i armatosur në Kosovë në horizont?

Kurti: Beogradi e do një gjë të tillë. Ata kanë potencialin më të madh për të destabilizuar rajonin në mënyrë që të dëgjohen më së shumti… Kanë 48 baza ushtarake afër kufirit me Kosovën. Ka aktivitet të shtuar atje dhe rritje të bashkëpunimit me Rusinë. Informacioni i fundit që mu dha thotë, mes tjerash, se mercenarët rus nga grupi Wagner po ashtu kanë mbërritur në Serbi.”

“SPIEGEL: Pse forcat speciale po pozojnë me armët e tyre në rrjetet sociale, dhe nganjëherë me simbolet e UÇK-së?”

KURTI: Unë nuk i përcjell këto. Shpresoj që nuk po shkellin rregulloret e policisë sepse nëse po, duhet të hetohen.”

Në pjesën e mëposhtme, kryeministri i Republikës së Kosovës foli edhe për shqetësimin që kishte pasur pas nënshkrimit të një marrëveshjeje në muajin shtator mes ministrisë së punëve të jashtme të Serbisë dhe Rusisë. Por, edhe për emërimin e Aleksandër Vulinit si shef të inteligjencës serbe.

“Jemi të shqetësuar dhe vigjilentë,” – ishte fjalia e Kurtit për t’i përshkruar këto zhvillime.

Kurti u pyet më pas edhe për kërkesën e paefekt e propagandistik të Serbisë ndaj KFOR-it për t’i kthyer një mijë trupa serbe në veri të Kosovës, e për të cilën pati këtë përgjigje:

“Duket sikur Vuçiqi dëshiron ta vendos Serbinë në makinë kohe, ta kthejë në të shkuarën. Por, ai tren ka ikur. Vitet e rëndësishme janë prapa nesh. Statusi ligjor ndërkombëtar i Kosovës është qartësuar.

Intervistën e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU.