Vetëvendosje i ka reaguar emisarit të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, lidhur me deklarimet e këtij të fundit se në takimet që ka pasur në Kosovë me partitë politike, asnjëra prej tyre nuk është deklaruar kundër Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Zëdhënësi i VV-së, Përparim Kryeziu, me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se çështja e Asociacionit as që është diskutuar në takimin që Lajçak ka pasur me Kurtin, shkruan lajmi.net.Sipas tij, Lajçak është i vetëdijshëm për qëndrimin e VV-së lidhur me Asociacionin.“Në fakt, me të drejtë, kjo temë mund të konsiderohet e mbyllur vetëm për LV-në, duke qenë e vetmja që e ka kundërshtuar marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe që nga fillimi – atëherë kur edhe është dashur të shprehet kundërshtimi”, ka shkruar Kryeziu.Postimi i plotë:Në takimin me z. Lajcak është diskutuar për procesin e dialogut në vete. Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk ka mundur të jetë temë e këtij takimi pasi z. Lajcak është shumë i vetëdijshëm për qëndrimet dhe vlerësimet e LV-së në lidhje me të. Prandaj edhe nuk është paraqitur nevoja për riaktualizim të kësaj teme në takim me ne. Të njejtën konsideratë me gjasë nuk mund ta këtë pasur në takimet e tjera, veçanërisht me ata të cilët e kanë negociuar e përkahur si marrëveshjen e 2013- ës poashtu edhe atë të 2015-ësNë fakt, me të drejtë, kjo temë mund të konsiderohet e mbyllur vetëm për LV-në, duke qenë e vetmja që e ka kundërshtuar marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe që nga fillimi – atëherë kur edhe është dashur të shprehet kundërshtimi.
Kurse pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të 23 dhjetorit 2015, që e ka bërë praktikisht e përmbajtësisht projekt të pamundur në Republikën e Kosovës, kjo temë duhet të jetë e mbyllur edhe për gjithkë tjetër.