Ditëve kur ju duhej të bllokonit njoftimet nga këto grupe u ka ardhur fundi falë funksionit të fundit të të WhatsApp në Android dhe iOS.

Pavarësisht nëse është një grup familjar ose jo, shumë përdorues të WhatsApp irritohen kur mësojnë se janë shtuar në grupe të reja.

Por ditëve kur ju duhej të bllokonit njoftimet nga këto grupe u ka ardhur fundi falë funksionit të fundit të WhatsApp.

Aplikacioni tashmë ka funksione të cilat parandalojnë njerëzit tu shtojnë në grupe bisedash pa aprovimin nga ana juaj.

Në një postim në blog, WhatsApp tha se ka dëgjuar ankesat e përdoruesve dhe vendosur tu japë më shumë kontroll mbi eksperiencën e tyre.

Si të aktivizoni funksionet e reja?

Funksionet mund të aktivizohen në seksionin Settings të aplikacionit dhe më pas të navigoni në Account > Privacy > Groups. Aty do të gjeni tre opsione: EveryoneMy Contacts ose My Contacts Except.

My Contacts do të thotë se vetëm ata që kanë numrin tuaj celular mund tu shtojnë në një grup ndërsa me opsionin My Contacts Except mund të përzgjidhni se cilët persona që kanë numrin tuaj të telefonit që nuk dëshironi tu shtojnë në grupe.

Në rastet kur administratorët e grupeve nuk mund tu shtojnë, ata duhet të dërgojnë një ftesë në një bisedë individuale duke ju dhënë mundësinë ose jo tu bashkoheni grupeve.

Kjo ftesë skadon pas 3 ditësh. Përditësimi me funksionet e reja të WhatsApp është i disponueshëm nga dita e sotme në iOS dhe Android. /PCWorld.al/