Gena Bakiasi

 Gogoli  shkroi ʺFrymë të  vdekuraʺ, i frymëzar nga një kusi  do thoshin post–faktet,  ku metaforat iu shfaqën në onja ndryshku. Kjo  botë më pa fakt që shkau këmbët e sotmja.

–  Ogust Kont,  ҫ´lebeti e zuri faktin pa shkencë?  Ky  interpretim  i samovarëve bosh ku ziejnë  mediat sociale me opinionistët kokoroҫ.

Kur Ksantia i thotë Dionisit ʺTë lutem, mos; merr me pagesë ndonjë të vdekur që shkon te Hadiʺ në komedinë Bretkosat  e  Aristofanit;  nuk mendohej se  një   Ҫiҫikov i Gogogolit do kërkonte të blinte frymë të vdekura  pas kushedi sa kohësh. Paraprita  e Ksantias u shfaq më vonë një dëshirë e Ҫiҫikovit.  Ai u zotua në vetvete për të blerë frymë të vdekura  brenda  frymëve të revizionuara. Industria fitimprurëse deri në banalitetin ekstrem materialist. Të gjallët blejnë dhe shesin të vdekur. ˮPse ҫështjet publike të rëndësishme vijnë duke u ndrydhur, duke u zhdukur në vendet që kanë përjetuar komunizmin?  – ngre pyetjen Hanah Arendt. Pse zhduken ҫështjet me kallzuesorin më veprues në xhepin e hemit shoqërorë?!

Kumarxhiu Nozdriov me kumarxhiun e Dostojevskit nuk ngjajnë. Nozdriovi ishte një hundë e pickuar nga thonjtë e nemct  që nuhaste vetëm fitime.  Kurse kumarxhiu i Dostojevskit kishte gjithmonë një gulden  guximtarë pa kokcepshe në sjellje por me një  lojë fine.  Pushteti ynë ngelet si samovar bosh, i ngjashëm me  kumarxhiun Nozdriov, fitim dhe lojë vulgare.

Nëse në Shqipëri do  rrjedhi ujë i pishëm nga rrubinetët, do vi   një katarakt drejt shqipërimit, blerja dhe shitja Kutel. Me vend kritika jote mbi ekonominë vendase dhe fatkeqe që jetëson dhe sot. Pimë ujë  të burgosur në plastikë dhe ardhacakë. Kur uji të mbarojë në parajsë, Isai do zbresi në Valbonë.   

Blerje vulgare, shitje vulgare. Treg doping me metamorfozë ҫmimi. Nuk e njeh  kjo metamorfozë atë të  mrekullueshmen  poetike të Ovidit, as atë të Kafkës po as atë të informacionit që shpjegon Umberto Eko. Po poezia me xhepin e hemit shoqërorë ҫ´breg i takon? I takon apofenia e zgjidhjes. Të harruarit, janë të diturit e rrethinave vetëm si revizione taksamarrëse dhe asgjë më shumë. Samovarët bosh pa politika ekonomike  zjiejnë avuj kotësish me pushtet gryks. Borgesi  mendoi me të drejtë seː ʺNjeriu mund të urrrejë të tjerët ose ҫastet e jetës së tyre po s´mund të urrej një vendʺ Po lajthitja e urrejtjes së vendit?  

Mioglobina dhe vargjet e hemoglobinës nuk palosen njëlloj si zarfet  burokratike të frymëve   të blera nga pushteti. Të  harruara dhe të blera. Mioglobina dhe hemoglobina palosen në mënyrë kompakte  duke formuar një të ҫarë në brendësi të molekulës; e cila quhet xhepi i hemit.  Po xhepi i pushtetit? Po samovari bosh parapolitikë? I zbrazur nga politika dhe plot nga paaftësia. Xhep i hemit shoqërorë   me ҫarjen e mostruozitetit të pushtetit. Lakadredhjet e xhepit të hemit me lakadredhjet e pushtetit  i ngatërron lidhja në fyt e litarit ekonomikë të shoqërisë. Vargjet e poezisë nuk puthen me vargjet e hemoglobinës. Të parët tregojnë cakun e frymës, të dytët palosjen e pushtetit dhe forca e besueshme  e njeriut.  

.