Është zbardhur raporti final i përgatitur pas mbledhjes së ministrave të BE-së, në të cilin thuhet se, negociatat për Shqipërinë, shtyhen në gjysmën e parë të vitit 2020. Ndërsa për Shqipërinë kërkohet shtyrja e çeljes së negociatave, në raport theksohet se, për Maqedoninë e Veriut duhet të hapen tani.
“Para konferencës së parë ndërqeveritare, e cila duhet të zhvillohet jo më vonë se në gjysmën e parë të vitit 2020, në varësi të përparimit të arritur, Shqipëria duhet të sigurojë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, dhe të bëjë përparim të mëtejshëm në reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR.” thuhet në raportin e ministrave të BE
