Mediat amerikane raportojnë për zbulimin e një prej shkencëtarëve të projektit Manhatan që spiunoi për sovjetikët.

Projekti në fjalë synonte krijimin e bombës atomike që ishte monopol i SHBA që nga hedhja e bombës së parë në vitin 1945 e deri kur sovjetikët detonuan bombën e tyre në vitin 1949.

Oscar Seborer, me pseudonimin Godsend, thuhet se u kaloi informacone sovjetikëve mes viteve 1944-1946 teksa punonte si inxhinier në projekt. Roli i Seborer është ekspozuar nga historianët Harvey Klehr dhe John Earl Haunes në revistën e CIA-s.

Roli i Seborer mbeti i panjohur për 70 vjet, shkruajnë autorët.

Sipas tyre, inxhinieri hebre bashkë me vëllezërit e tij ishte pjesë e të ashtuquajturit “Grupi i të afërmve” dhe ai thuhet se u dorëzoi sovjetikëve formulën e bombës A. Ai I shtohet listës së gjatë agjentëve që kaluan informacione sovjetikëve për bombën atomike. Në vitin 1951 ai u largua drejt Bashkimit Sovjetik bashkë me familjen e vet dhe vdqi në Moskë në vitin 2015.