Shqipëria U-21 dhe Kosova U-21, luajnë mes tyre takimin e vlefshëm për grupin 3 kualifikues, në fushatën eliminatore për Europianin e 21-vjeçarëve.
Në “Elbasan Arena”, kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi, ndeshen për herë të parë në grup me Kosovën. Pas 4 takimeve, Shpresat mbajnë vendin e parafundit në grup, me vetëm 2 pikë të grumbulluara.
Ndërkohë, të rinjtë e Kosovës numërojnë 6 pikë, me vetëm 3 ndeshje të zhvilluara, dhe kërkojnë të vijojnë ëndrrën, për të siguruar një biletë në Europianin e të rinjve.
19:00 | Shqipëri U-21 – Kosovë U-21
FORMACIONET
SHQIPËRIA U21: Selmani, Maloku, Bajrami, Tafa, Pëllumbi, Zejnullai, Kallaku, Çokaj, Xhixha, Mala, Broja. Trajner: Alban Bushi.
KOSOVA U21: Smakiqi, Hajrizi, Kolgeci, Xhemajli, Kastrati, Muja, Pepsi, Abedini, Lushaku, Kastrati, Daku. Trajner: Rafet Prekazi.
