Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyj, ka kritikuar ashpër bisedimet midis përfaqësuesve të SHBA-së dhe Rusisë që u zhvilluan të martën, ku lufta në Ukrainë ishte një nga temat kryesore. Ai shprehu zhgënjimin që këto diskutime po bëhen për Ukrainën, por pa pjesëmarrjen e saj.

Gjatë një vizite në Turqi, Zelenskyj theksoi se bisedimet për Ukrainën duhet të jenë “të drejta” dhe të përfshijnë jo vetëm Ukrainën, por edhe vendet evropiane. Ai nënvizoi se përveç BE-së, edhe Turqia dhe Britania e Madhe duhet të jenë pjesë e negociatave për garancitë e sigurisë, së bashku me SHBA-në.

Sipas MekulPress qëndrimi i Zelenskyj-t reflekton shqetësimin e Kievit se vendime të rëndësishme për të ardhmen e Ukrainës mund të merren pa përfshirjen e saj, gjë që do të zvogëlonte sovranitetin dhe ndikimin e vendit në procesin e paqes. Nga ana tjetër, takimet SHBA-Rusi mund të jenë një përpjekje për të ulur tensionet dhe për të eksploruar rrugëdalje diplomatike. Megjithatë, përjashtimi i Ukrainës nga këto diskutime rrezikon ta bëjë atë një objekt, më shumë sesa një aktor aktiv në fatin e saj, shkruan MekuliPress.

By