Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se janë pezulluar nga puna katër zyrtarë të Institutit të Mjekësisë Ligjore. Kjo pas zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit.

Në mesin e të pezulluarve është edhe Flutura Goga, udhëheqëse e Laboratorit të Toksikologjisë.

Këta katër zyrtarë janë:

Nardi Sheqergjiu, Toksikolog Mjekoligjor në Institutin për Mjekësi Ligjore

Flutura Goga, Udhëheqëse e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore

Anila Lakna, Teknike e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore

Ilirjana Shala, Kimiste në Institutin për Mjekësi Ligjore

Vendimi ka hyrë në fuqi me 8.12.2022

Në vendim thuhet se për shkak të nisjes së procedurave disiplinore, vazhdimi i ushtrimit të funksioneve të tyre nga këta persona, mund të ndikojë në rast.

Ata do të marrin 50% të pagës përgjatë kohës sa janë të pezulluar.