Presidenti seerb Vuçiç ka deklaruar nga Moldavia se situata në Kosovë është shumë e komplikuar. Sipas tij, ai u ka kërkuar njerëzve në Veriun e Kosovës që të protestojnë me vendosmëri por paqësisht.

Më tej Vuçiç ka pohuar atë që e dinë të gjithë dhe e kanë prauar të gjithë: kryekomunarët e rinj nuk janë legjitimë. Për këtë çështje kryeministri I Kosovës Kurti deklaroi nga Bratislava se ai e di shumë mirë që kryekomunarët janë administratorë teknikë, por në kushtet e bojkotit dhe të njohjes së procesit dhe rezultatit, ata janë të vetmit që kanë legjitimitet.

Mes qurravitjeve të mirënjohura tashmë për të gjithë, presidenti serb po pret tashmë të negociojë zgjedhjet e reja në komunat e veriut, pasi tentoi të merrte diçka me forcë ose duke angazhuar ushtrinë. Z. Vuçiç po merr tashmë atë që e ka patur në çdo proces zgjedhor e që deshi pa e la për shkak të miopisë së vet politike.

Lajmi tjetër nga Moldavia është se Vuçiç ka takuar edhe kryeministrin e Shqipërisë dhe atë të Maqedonisë së Veriut, me të cilët ka biseduar hallet e Kosovës.