Donald Trump ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij të dëbimit të palestinezëve nga Gaza dhe vendosjen e tyre në Egjipt apo Jordani. Gjatë një fluturimi në Air Force One, presidenti i SHBA rikonfirmoi idenë e tij për deportimin e palestinezëve, një plan që shkon shumë larg çdo imgjinate.

Do të doja që ai(presidenti egjipitian Sisi) të merrte ca gazanë. Ne i kemi ndihmuar ata shumë dhe jam i sigurtë që ai do të na ndihmojë. Mendoj se edhe mbreti I Jordanisë do të bëjë, citohet ai.

Propozimi shkon kundër të gjitha qëndrimeve historike të Egjiptit dhe Jordanisë dhe të dyja vendet kanë refuzuar sërish.

Qëndrimi i presidentit amerikan shkon paralel me vizionet e të djathtës ekstreme izraelite që duket se sot mban peng kryeministrin izraelit, Beniamin Netanyahu, i cili ndonëse është nën akzuë për atë që bëri në Gaza këto 15 muaj, nuk është prononcuar ende për idenë e Trump.

Hugh Lovat, një analist i European Council on Foreign Relations shprehet se plani nuk ka asnjë gjasë të ndodhë, por dikush duhet të flasë pasi kemi të bëjmë me Presidentin e SHBA. Që sipas tij “nuk dihet pse do ta rreshtojë SHBA pas këtij plani”. Që këtu ndoshta merr kuptim heshtja e Netanyahut, i cili nuk duket të ketë entuziazmin e dikurshëm për ardhjen e Trump në pushtet, ndërkohë që ky i fundit artikulon plane të aleatëve të vet në TelAviv, të cilët janë në pushtet. Çfarë po preson Trump mbi kryeministrin izraelit, kjo mbetet ende për t’u parë, por lodra e presidentit amerikan aktualisht ka shtruar një ekuacion me shumë të panjohura.

By