Përdorues aktivë në ditë është një term standard që përdoret në sektorin e teknologjisë dhe numëron përdorues individualë.
Shërbimi dhe aplikacioni i njohur i video konferencave Zoom tha ditën e Enjte se gabimisht ka publikuar në blog javën e kaluar një shifër prej 300 milionë përdoruesish por në fakt ajo statistikë kishte të bënte me numrin e njerëzve që kanë marrë pjesë në video konferencat.
Në blogun e Zoom më 22 Prill u tha se shërbimi kishte pasur më shumë se 300 milionë përdorues në ditë.
Kompania tha se kuptoi gabimin dhe ndryshoi informacionin e dhënë. Menjëherë pas këtij lajmi reaguan aksionet e kompanisë që ranë me 6.6%.
Përdorues aktivë në ditë është një term standard që përdoret në sektorin e teknologjisë dhe numëron përdorues individualë.
Zoom ishte një prej shërbimeve që shpërtheu në popullaritet në javët e fundit ndërsa shkolla e korporata kanë filluar të mësojnë e punojnë nga shtëpitë për shkak të koronavirusit.
Por me popullaritetin vjen edhe përgjegjësi më e madhe çka bërë që shërbimi të kritikohej ashpër për praktikat e sigurisë dhe privatësisë.