“Zot, nuk po të lutem për mrekulli, sot kam nevojë vetëm për forcë për të përballuar ditët. Më mëso artin e “hapave të vegjël”. Më jep dijen dhe burimet për të zbuluar dhe jetuar përvojat e përditshme.

Më ndihmo ta përdor më mirë kohën. Më jep mençurinë për të gjykuar çfarë është e rëndësishme dhe çfarë jo.
Lutem për fuqinë e disiplinës.

Më shpëto nga besimi naiv se çdo gjë në jetë duhet të shkojë vaj. Më ndihmo të pranoj se vështirësitë, dështimet na rritin dhe pjekin.

Zot, mos më jep gjërat që dua, por ato për të cilat kam nevojë”.

-Antoine de Saint-Exupéry – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress