Zoti Kryeministër,

Ky nuk është momenti për lojra politike. Sheshi i Teatrit Kombëtar po shërben si pikë organizimi për materialet e ndihmës, dhe godinat mund të shërbejnë më së miri për strehimin e qytetarëve të prekur nga kjo tragjedi.

Ju lutemi, zhbllokoni ujin dhe energjinë elektrike për kompleksin teatror për të kontribuar së bashku në lehtësimin e dhimbjes nga kjo tragjedi që na ka prekur të tërë.